Vetvrasje në qelinë e paraburgimit të stacionit policor në Suharekë

para 11 dite

Sipas burimeve të Portalit SuharekaOnline, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stacionin policor të Suharekës.

Vetvrasje në qelinë e paraburgimit të stacionit policor në Suharekë

Një person (emër i njohur për redaksinë) identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në qelinë e tij të paraburgimit.

Ngjarja thuhet të ketë ndodhur gjatë natës, ndërsa autoritetet përkatëse tashmë janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të rastit.

Deri më tani, Policia nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare, por pritet që brenda orëve në vijim të ofrohen më shumë informacione.

Portali SuharekaOnline do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Etiketat

Ofertat e fundit