Vetëm edhe 2 ditë për të propozuar “Sportistin e Vitit 2025” në Suharekë
Komuna e Suharekës ka njoftuar sot se është hapur zyrtarisht thirrja për propozimet e “Sportistit të Vitit 2025”, një ngjarje e përvitshme që vlerëson arritjet dhe sukseset e sportistëve suharekas për vitin që po lëmë pas.
Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë fton të gjitha klubet sportive, trajnerët, sportistët dhe komunitetin e gjerë sportiv që të dërgojnë propozimet e tyre, duke kontribuar në identifikimin dhe vlerësimin e talenteve dhe figurave të shquara të sportit në komunë, transmeton SuharekaOnline.
Sipas njoftimit, të gjitha propozimet duhet të dorëzohen fizikisht në zyrën protokolluese të Komunës së Suharekës deri më 19 dhjetor 2025, pra kanë mbetur edhe dy ditë për të dhënë propozimet.
Ky proces është pjesë e angazhimit të komunës për të promovuar dhe mbështetur sportin lokal, si dhe për të inkurajuar të rinjtë drejt aktiviteteve sportive dhe sukseseve të reja.

Komuna bën thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke theksuar rëndësinë e vlerësimit të sportistëve që kanë përfaqësuar me dinjitet Suharekën në gara vendore dhe ndërkombëtare.