Vetëm dje policia ka ndëshkuar 302 shoferë, përdorën telefonin gjatë ngasjes

25.06.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar apelin tek qytetarët për respektim të shpejtësisë si dhe rregullave në komunikacion. Policia e Kosovës ka shtuar kontrollet me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacion në përgjithësi, e në veçanti atyre me fatalitet. Njëashtu Policia ka apeluar tek shoferët që të mos e përdorin telefonin gjatë ngasjes. Vetëm gjatë […]

Policia e Kosovës është duke vazhduar apelin tek qytetarët për respektim të shpejtësisë si dhe rregullave në komunikacion.

Policia e Kosovës ka shtuar kontrollet me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacion në përgjithësi, e në veçanti atyre me fatalitet.

Njëashtu Policia ka apeluar tek shoferët që të mos e përdorin telefonin gjatë ngasjes.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 23 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm dje për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë ndëshkuar 302 shoferë.