Vendet më të rrezikshme të udhëtimit për 2025, Kosova konsiderohet mesatarisht e rrezikshme
Situata e sigurisë së një vendi është vendimtare për udhëtarët. Harta e Riskut e përditësuar e A3M tregon se si do të ketë ndryshuar bota në vitin 2025.
Foto: Ilustrim
Me avancimin e globalizimit dhe rritjen e lëvizshmërisë, situata e sigurisë në destinacionet e udhëtimit po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Harta e përditësuar e rrezikut nga eksperti i paralajmërimit të hershëm të krizës.
A3M ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të ndryshimeve në sigurinë globale të udhëtimit. Disa vende kohët e fundit janë dëshmuar më të sigurta, ndërsa të tjera po përballen me sfida të reja.
“Harta e rrezikut” e A3M është një hartë botërore që i ndan vendet në pesë nivele rreziku – rrezik shumë i ulët (jeshile e errët), rrezik i ulët (jeshile i hapur), rrezik i shtuar (e verdhë), rrezik i lartë (portokalli) dhe rrezik shumë i lartë ( e kuqe). Klasifikimi bazohet në vlerësime të kategorive të ndryshme si rregulloret e hyrjes dhe daljes, shëndeti, infrastruktura, siguria, rreziqet natyrore dhe siguria ekonomike e një vendi.
Në bazë të klasifikimit të A3M Kosova dhe Shqipëria vlerësohen me nivel mesatar të rrezikut.