Vdes avokati Ilaz Qerkini nga fshati Savrovë i Suharekës

31.05.2021

Avokati, Ilaz Qerkini, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar Oda e Avokatëve të Kosovës. Ilaz u lind me 15.03.1949 në fshatin Savrovë, Komuna e Suharekës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar më 1973 në Universitetin e Prishtinës, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë më 1975 në Prishtinë. Avokati Ilaz, ushtroi […]

Vdes avokati Ilaz Qerkini nga fshati Savrovë i Suharekës Foto: Ilustrim

Avokati, Ilaz Qerkini, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar Oda e Avokatëve të Kosovës.

Ilaz u lind me 15.03.1949 në fshatin Savrovë, Komuna e Suharekës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar më 1973 në Universitetin e Prishtinës, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë më 1975 në Prishtinë.

Avokati Ilaz, ushtroi profesionin e avokatit që nga viti 1993.

Për vdekjen e tij Oda e Avokatëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i tij do të bëhet të hënën, në orën 13:00, në varrezat e lagjes “Arbëria”.