Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gjendet i pajetë një 84-vjeçar

04.06.2025

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku është gjetur i pajetë një person në lagjen Muhaxherëve, saktësisht afër Hotel “Afa”.

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gjendet i pajetë një 84-vjeçar Foto: Ilustrim

Gazeta Sinjali raportoi se rreth orës 05:30, është parë një person i shtrirë pa shenja jete. Burime të Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Gani Haxhiun, rreth 84 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë njësitë e Policisë, forenzika dhe ekipi emergjent. Ky i fundit ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes” dhe autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë lidhur me shkaqet dhe rrethanat e vdekjes. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More