Vazhdon mot i nxehtë edhe ditëve në vijim, temperaturat deri 37°C

Shtrirja e të nxehtit afrikan mbi vendin tonë, në ditët e ardhshme sjell mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me kthjellime dhe diell.

Temperaturat maksimale në pjesë të Dukagjinit pritet të rriten edhe mbi 35C.

Dita e premte fillon me mot shumë të nxehtë dhe me diell. Orëve të pasdites, depërtimi i një fronti të ftohtë në lindje të rajonit, mund të sjellë kushte për rrebeshe shiu.

Në fundjavë temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, por mbetet nxehtë.
Indeksi i rrezeve UV ngel në vlera shumë të larta, kështuqë preferohet të mos qëndrojmë gjatë në diell orëve të mesdites.

29.07.2020 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 14C deri 36C, e në vise malore 12C deri 27C. Era nga drejtime të ndryshme e lehtë 2-5m/s, e në mbrëmje nga verilindja. Indeksi UV: 9.
30.07.2020 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Përreth viseve malore pasdite zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 15C deri 37C, e në vise malore 14C deri 28C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s. Indeksi UV: 9.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.