Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve, deri në pesë orë për të dalë nga Kosova

15.08.2021

Fluksi i madh i mërgimtarëve që kaluan pushimet në Kosovë po vërehet edhe mëngjesin e sotëm nëpër pikat kufitare me Serbinë, ku ata kanë marrë rrugën e kthimit nëpër vendet ku jetojnë. Hiq më pak se pesë orë janë pritjet në pikën kufitare Merdarë dhe kjo gjendje ishte pothuajse edhe gjatë gjithë natës së mbrëmshme. […]

Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve, deri në pesë orë për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Fluksi i madh i mërgimtarëve që kaluan pushimet në Kosovë po vërehet edhe mëngjesin e sotëm nëpër pikat kufitare me Serbinë, ku ata kanë marrë rrugën e kthimit nëpër vendet ku jetojnë.

Hiq më pak se pesë orë janë pritjet në pikën kufitare Merdarë dhe kjo gjendje ishte pothuajse edhe gjatë gjithë natës së mbrëmshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolona në Merdarë ka arritur deri në dy mijë metra në ora 08:26 të mëngjesit të së dielës.

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Glloboqicë03-0503-050000
Stançiq03-0503-050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-050000
Bërnjak03-0503-050000
Vërmicë03-0525-3500200
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje05-1012000700
Mutivodë05-109000250
Muçibabë05-050000
Dheu i Bardhë05120201100
Merdarë10300502000
Përditesuar: 15/08/2021 08:26:15