Vazhdojnë kolonat në vendkalimet kufitare, në Merdare mbi dy orë pritje për të dal nga Kosova

06.01.2023

Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fund vitit, kanë krijuar kolona të gjata në dy pikë kalimet kufitare, pasi po kthehen në vendet e tyre në shtetet e Evropës, aty ku jetojnë e veprojnë. Edhe sot në orët e hershme të […]

Vazhdojnë kolonat në vendkalimet kufitare, në Merdare mbi dy orë pritje për të dal nga Kosova

Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fund vitit, kanë krijuar kolona të gjata në dy pikë kalimet kufitare, pasi po kthehen në vendet e tyre në shtetet e Evropës, aty ku jetojnë e veprojnë.

Edhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka kolona në disa pikëkalime kufitare të Kosovës me Serbinë, ku bashkatdhetarët po presin me orë për të dalë nga Kosova.

Kolona sot në mëngjes ka në pikëkalimet kufitare, Merdar, te Dheu i Bardhë, Mutivodë e Muçibabë.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kombëtar në Merdar pritjet janë deri në dy orë e gjysmë, te Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë deri në një orë e gjysmë, ndërkaq në Muçibabë deri në një orë.

Etiketat