Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe 311 ushtarë të rinj

11.11.2022

Forcës së Sigurisë së Kosovës sot po i shtohen edhe 311 kadetë të rinj, përmes një ceremonie shtetërore kanë dhënë betimin e tyre si ushtarë të rinj. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë certifikimit të 311 ushtarëve të rinj ka thënë se konkursi i radhës do të hapet më 28 nëntor për pranimin e mbi […]

Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe 311 ushtarë të rinj Foto: Ilustrim

Forcës së Sigurisë së Kosovës sot po i shtohen edhe 311 kadetë të rinj, përmes një ceremonie shtetërore kanë dhënë betimin e tyre si ushtarë të rinj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë certifikimit të 311 ushtarëve të rinj ka thënë se konkursi i radhës do të hapet më 28 nëntor për pranimin e mbi 600 ushtarëve.

Mehaj ka thënë se e rëndësishme është që ushtria ta ketë popullin me vete. Duke shtuar se do të përmbushin çdo obligim e që do t’i dalin zot shtetit të Kosovës.

“Më e rëndësishme është që popullin ta keni me vete e populli është me ju. Të kujdeseni për prindërit tuaj e kemi amanet nga dëshmorët. Të nderuar ushtarë rrugëtimi ynë do të ishte i pamundur pa aleatët tanë. Do të përmbushim çdo obligim të familjes sonë të madhe. Këta do t’i dalin zot Kosovës”, ka thënë Mehaj.