LVV
PDK
LDK
AAK

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje për menaxhimin e turmave dhe trazirave

para 27 dite

Ushtarët italianë të Batalionit Kinetic, pjesë e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë kryer një stërvitje intensive për menaxhimin e turmave dhe trazirave (Crowd and Riot Control – CRC).

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje për menaxhimin e turmave dhe trazirave

Ky ushtrim u zhvillua nën trajnim të kolegëve të tyre hungarezë nga Batalioni Rezervë Taktike i KFOR-it, i cili ka një përvojë të gjerë në këtë fushë.

Stërvitja vendosi theks të veçantë në menaxhimin e frikës nga zjarri (Firephobia) dhe zhvillimin e teknikave për minimizimin e dëmeve që mund të shkaktohen nga flakët. Kjo aftësi është thelbësore për përballimin e situatave të ndërlikuara në terren, duke garantuar sigurinë e personelit dhe të civilëve.

Kjo lloj trajnimi reflekton angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajon, duke përgatitur trupat për të përballuar sfidat e ndryshme që mund të hasin gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Etiketat

Ofertat e fundit