Ushtarët italianë kryen patrullime në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

11.06.2024

Mision i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se ushtarët italianë kanë kryer patrullime në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ushtarët italianë kryen patrullime në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata edhe e kanë monitoruar këtë zonë.

“Ushtarët italianë nga Regjimenti i Bersaglieri, të caktuar në Komandën Rajonale në perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja, kryen patrullime në këmbë dhe të motorizuara përgjatë vijës kufitare administrative”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Etiketat

Ofertat e fundit