Ushtarët e FSK-së s’hezitojnë të vaksinohen, 90% e marrin vaksinën anti-COVID

09.09.2021

Si Policia e Kosovës ashtu edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka mbështetur thirrjen e institucioneve të shtetit për vaksinim kundër COVID-19. Tashmë rreth 90 për qind (%) e ushtarëve të FSK-së janë vaksinuar me llojin e vaksinës anti-COVID. Kështu ka bërë t1% ditur drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, […]

Ushtarët e FSK-së s’hezitojnë të vaksinohen, 90% e marrin vaksinën anti-COVID

Si Policia e Kosovës ashtu edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka mbështetur thirrjen e institucioneve të shtetit për vaksinim kundër COVID-19.

Tashmë rreth 90 për qind (%) e ushtarëve të FSK-së janë vaksinuar me llojin e vaksinës anti-COVID.

Kështu ka bërë t1% ditur drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Xhevdet Tahiraj, i cili ka theksuar për EkonomiaOnline se vaksinën e kanë marrur edhe 100% e stafit civil si dhe ai ushtarak në ministrinë e Mbrojtjes.

Tahiraj ka theksuar se që nga fillimi i procesit të vaksinimit kanë nisur me kampanjën për vaksinimin e popullatës, kështu duke bërë që të ndihmojë dukshëm në këtë proces.

“Aktualisht mund të them se 90% e Forcës së Sigurisë së Kosovës është e vaksinuar, dhe pjesa me e madhe kanë marrë edhe dozën e dytë, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes stafi civil dhe ai ushtarak, lirisht mund të them që 100% e stafit është e vaksinuar”.

Etiketat