UP-ja hap konkurs për nivelin master, do të pranohen vetëm 2,471 studentë

23.10.2020

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë në nivelin master për vitin akademik 2020-2021. UP-ja përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se këtë vit do të pranohen 2471 studentë. “Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin plotësues – afati i II-të, për pranimin e studentëve të […]

UP-ja hap konkurs për nivelin master, do të pranohen vetëm 2,471 studentë Foto: Ilustrim

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë në nivelin master për vitin akademik 2020-2021.

UP-ja përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se këtë vit do të pranohen 2471 studentë.

Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin plotësues – afati i II-të, për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2020-21.

Gjithsej 2471 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e dytë të konkursit.

UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 njësi akademike, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri në datën 30 tetor 2020” thuhet në njoftim.