Trump shpall tarifat e reja: Kosovës dhe Shqipërisë 10 për qind, Serbisë 37 për qind

03.04.2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, të cilat do të hyjnë në fuqi që nga mesnata e sotme.

Trump shpall tarifat e reja: Kosovës dhe Shqipërisë 10 për qind, Serbisë 37 për qind Foto: Melina Mara/The Washington Post via AP, Pool

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai ka shfaqur një grafik për të ilustruar tarifat ekzistuese dhe të reja.

Në listën e shteteve të prekura nga tarifat e reja figuron edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind.

Me të njëjtën tarifë do të përballet edhe Shqipëria dhe Mali i Zi.

Ndërkohë, Serbisë i ka vendosur tarifë prej 37 për qind. Gjithashtu Bosnja dhe Hercegovina do të tarifohen me 35 për qind ndërsa Maqedonia e Veriut me 33 për qind.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More