Trump: Ndërhyrja ime parandaloi luftën Kosovë-Serbi, meritoj Çmimin Nobel
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rikthyer sërish në vëmendje ndërhyrjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi, duke deklaruar se falë angazhimit të tij u “parandalua një luftë e mundshme” mes dy vendeve gjatë mandatit të tij të parë.
Në një deklaratë për “Fox News”, Trump theksoi se për përpjekjet e tij në këtë dhe në çështje të tjera ndërkombëtare, ai do të duhej të shpërblehej me Çmimin Nobel. “Duhet të më jepnin Çmimin Nobel për Ruandën, a e keni parë rastin e Kongos? Mund të thoni rasti Serbi-Kosovë.
Mund të thoni shumë prej tyre. Më i madhi rast që e kam zgjidhur është Indi-Pakistan. Duhet ta kisha marrë katër ose pesë herë çmimin,” u shpreh Trump, pasi u pyet nëse do ta meritonte këtë çmim për zgjidhjen eventuale të krizës mes Izraelit dhe Iranit.