LVV
PDK
LDK
AAK

Heqja e akcizës për naftën, Kurti tregon se a mund të ndodhë kjo

18.06.2022

E një gjë e tillë ka ngjallur pakënaqësi e reagime të shumta nga qytetarët e vendit e opozita, ku kanë kërkuar edhe heqjen e akcizës së naftës. Por, një gjë e tillë për heqjen e akcizës për derivatet e naftës nuk mund të bëhet. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se heqjen […]

Heqja e akcizës për naftën, Kurti tregon se a mund të ndodhë kjo

E një gjë e tillë ka ngjallur pakënaqësi e reagime të shumta nga qytetarët e vendit e opozita, ku kanë kërkuar edhe heqjen e akcizës së naftës.

Por, një gjë e tillë për heqjen e akcizës për derivatet e naftës nuk mund të bëhet.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se heqjen e akcizës e konsideron si politikë të padobishme.

Ai tha se kjo nuk nidhmon tek ata që kanë më së shumti nevojë, duke marrë shembull shtetin e Gjermanisë për heqjen e tatimit në naftë, ku Kurti shtoi se kjo nuk i ndihmon qytetarët, por mund ta rrisë fitimin e tregtarëve.

“Ajo nuk ju ndihmon atyre që kanë më së shumti nevojë. Shembulli i Gjermanisë për heqjen e tatimit të naftë nuk i ndihmon qytetarët. Ajo mund ta rrisë fitimin e tregtarëve”, është shprehur Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar se dëshirojnë që me politika sociale t’i ndihmojnë qytetarët e jo duke bërë hamendësime që shndërrohen në profite për tregtarët e derivateve të naftës.

“Dëshirojmë që me politika sociale t’i ndihmojmë qytetarët dhe jo duke bërë hamendësime që shndërrohen në superprofit për tregtarët”.

Ai ka bërë të ditur se hyrjen e naftës në vend nga dogana e përcjellin çdo ditë, e të njëjtën kohë i përcjellin edhe çmimet brenda.

“Këto ditë dhe po përpilojmë një udhëzim administrativ lidhur me çmimet e naftës.

Mund të jetë shumë shpejt por kurrsesi s’është larg. Synimi ynë është që të mbrojmë konsumatorët, njëkohësisht të kujdesemi që tregu të mos deformohet dhe të ketë konkurrencë të barabartë”.

Etiketat

Ofertat e fundit