Transparenca financiare: Publikohen të hyrat dhe shpenzimet e partive politike për vitin 2024

19.06.2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten raportet vjetore financiare të partive politike për vitin 2024, të cilat janë audituar nga auditorë të përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).

Transparenca financiare: Publikohen të hyrat dhe shpenzimet e partive politike për vitin 2024 Foto: Ilustrim

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson për nga të hyrat, duke raportuar një shumë prej 2,337,168 euro, ndërkohë që shpenzimet e saj kanë arritur vlerën 1,805,296 euro.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka raportuar të hyra prej 1,016,978 euro, ndërsa ka shpenzuar 941,266 euro gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pasur të hyra në vlerë 643,047 euro, krahas 594,398 eurove të shpenzuara.

Sa i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), raporti tregon se kjo parti ka arkëtuar 314,390 euro, por ka shpenzuar më shumë sesa ka hyrë në arkën e saj, me një shumë prej 365,128 euro – rreth 50 mijë euro më shumë sesa të hyrat.

Publikimi i këtyre raporteve vjetore synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e subjekteve politike në vend, duke u ofruar qytetarëve dhe institucioneve një pasqyrë më të qartë të menaxhimit financiar të partive gjatë një viti zgjedhor e jo vetëm.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More