Tragjedi në Fushë-Kosovë, dy persona humbin jetën në vetaksident
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të hënën në mbrëmje në Fushë-Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e shoferes dhe pasagjeres është konfirmuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas raportit të policisë, në aksident është përfshirë një veturë e drejtuar nga një femër kosovare. Si drejtuesja ashtu edhe pasagjerja, po ashtu shtetase kosovare, janë dërguar në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
“Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore,” thuhet në njoftimin e policisë.
Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti tragjik.