Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

02.08.2025

Policia e Kosovës ka raportuar për një numër shqetësues rastesh të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të ditur se janë trajtuar gjithsej tetë raste në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Prishtinën, Podujevën, Lipjanin, Suharekën, Istogun dhe Pejën.

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë Foto: Ilustrim

Prishtinë – Më 7 korrik, një grua raportoi se ishte kanosur përmes telefonit nga ish-bashkëjetuesi i saj. Vendndodhja e të dyshuarit mbetet ende e panjohur dhe policia është në kërkim të tij, ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Lipjan – Më 1 gusht, një burrë raportoi se ishte sulmuar nga ish-bashkëshortja e tij me të cilën është në proces divorci. E dyshuara është intervistuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë – Në të njëjtën datë, një burrë është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Viktima mori trajtim mjekësor dhe u kthye në shtëpi me fëmijët e saj. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Prishtinë – Janë raportuar edhe dy raste të tjera:

  • Në një rast, një burrë u ankua se bashkëshortja nuk kishte respektuar një aktvendim gjyqësor. Ajo u shoqërua në polici dhe pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.
  • Në rastin tjetër, një grua u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit. Ai u arrestua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt.

Suharekë – Një burrë nën ndikimin e alkoolit ka kanosur vëllain dhe motrën e tij. Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Istog – Një rast përfshiu përleshje në familje. Pas një sulmi të raportuar ndaj një gruaje nga bashkëshorti i saj, ndërhyri edhe djali i tyre dhe situata eskaloi në përleshje. Të dyshuarit u arrestuan; njëri u dërgua në mbajtje, ndërsa tjetri u lirua në procedurë të rregullt.

Pejë – Një burrë është arrestuar për dhunë në familje dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka theksuar se të gjitha rastet janë nën hetim dhe se do të vazhdojë angazhimin për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje, duke inkurajuar qytetarët që të raportojnë çdo rast të tillë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More