Tërmet në Kosovë, epiqendra 8 kilometra në veri të Pejës

13.03.2024

Një tërmet me magnitudë 2.5 shkallë të Rihterit është shënuar sot në Kosovë.

Tërmet në Kosovë, epiqendra 8 kilometra në veri të Pejës Foto: Ilustrim

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti është regjistruar 8 kilometra në veri të Pejës.

Qendra Sizmologjike njofton se thellësia e tërmetit ishte 2 kilometra, ndërsa tërmeti është regjistruar në ora 13:12.

Qytetarët në këtë qendër kanë shkruar se tërmeti është ndier, ndonëse ka zgjatur vetëm disa sekonda.