Tërheqja e mjeteve nga Trusti, “Me 10 mijë nënshkrime mund ta procedojnë sërish në Kuvend”
- 24.06.2022
- 0 komente
Deputeti i PDK-së njëherit edhe iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen e kursimeve nga Trusti deri në 30 për qind (%), Bekim Haxhiu ka thënë se qytetarët e kanë edhe një mundësi që të riprocedohet këtë nismë ligjore në Kuvend.

Po ashtu, ai ka thënë se përmes një peticioni me 10 mijë nënshkrime, mund të riprocedohet nisma për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Me 10 mijë nënshkrime mund ta procedojnë në kuvend. I thashë kryeministrit se cfarë do të thuash nesër që këtë do ta sjellin qytetarët dhe cila do të jetë arsyeshmëria sepse s’do ta kesh më si objektiv opozitën por qytetarin”, është shprehur Haxhiu në Klan.
Tutje, ai tha se kjo çështje u takon qytetarëve nëse dëshirojnë ta riprocedojnë këtë nismë ligjore, teksa shtoi se nëse ata (qytetarët) kanë alternativa tjera për të ushtruar presion mbi qeverinë dhe deputetët lë ta bëjnë.
KOMENTE0
Leave a Reply