Temperatura deri në -13 gradë Celcius, parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

23.01.2022

Ndërsa, nga dita e sotme do të fillojnë edhe reshjet e borës në disa zora. Sipas këtij instituti, temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës. Njoftimi i plotë: Parashikimi i motit për pesë […]

Temperatura deri në -13 gradë Celcius, parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme Foto: Ilustrim

Ndërsa, nga dita e sotme do të fillojnë edhe reshjet e borës në disa zora.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (24 – 28 janar 2022)

Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar. Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore.

Reshjet do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës.

Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente.

Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme!

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More