Të shtëna me armë në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur

26.03.2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Prishtinën, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni”.

Policia e rajonit të Prishtinës ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se njëri prej të plagosurve ishte në gjendje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Njësitet kompetente po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk dihen motivet që çuan në këtë incident tragjik. Policia pritet të japë më shumë detaje në orët në vijim.