Të martën vranësira të shpeshta dhe reshje shiu

06.01.2025

Java vazhdon me kushte atmosferike të ndryshueshme. Sipas parashikimeve, për të martën pritet një ditë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell.

Gjatë ditës priten kohë pas kohe reshje të izoluara shiu, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Në mbrëmje, reshjet pritet të intensifikohen, duke sjellë një mbrëmje më të freskët.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.