Të martën ora e parë e mësimit i kushtohet Pavarësisë së Kosovës

14.02.2020

Të martën ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Pavarësisë së Kosovës. MASHT ka njoftuar se ka obliguar të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që të martën, më 18 shkurt 2020, ora e parë e mësimit t’i kushohet historikut të pavarësisë së Kosovës. “Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë […]

Të martën ora e parë e mësimit i kushtohet Pavarësisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Të martën ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Pavarësisë së Kosovës.

MASHT ka njoftuar se ka obliguar të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që të martën, më 18 shkurt 2020, ora e parë e mësimit t’i kushohet historikut të pavarësisë së Kosovës.

“Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), obligon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, të martën (18 shkurt 2020), ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MASHT-it.

MAShTI ua uron festën nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!