Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës parakalojnë në sheshin “George Bush”

17.02.2025

Në Prishtinë, sot ka filluar ceremonia e parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës, për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Parakalimi po zhvillohet në sheshin “George Bush”, ku janë mbledhur mijëra qytetarë, si dhe krerët shtetërorë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë urdhrin për fillimin e kësaj ceremonie.

Ky parakalim është një simbol i rëndësishëm i shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, dhe shërben si një shfaqje e forcës dhe profesionalizmit të institucioneve të sigurisë së vendit.