Të hënën nis regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës
Regjistrimi i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të nisë të hënën, si pjesë e përgatitjeve për konstituimin e legjislaturës së re.
Foto: Ilustrim
Procesi do të zgjasë tri ditë dhe do të përfshijë të gjithë 120 deputetët, të cilët do të kryejnë procedurat administrative të nevojshme për marrjen e mandatit parlamentar.
Ky është një hap i domosdoshëm përpara mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, ku deputetët do të bëjnë betimin dhe më pas pritet të vazhdohet me procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe organeve të tjera drejtuese.
