Të dielën nis llogaritja dimërore e kohës, akrepat kthehen një orë prapa

27.10.2023

Llogaritja dimërore e kohës do të nisë më 29 tetor, në ora 03:00 të dielës së fundit të muajit tetor. Kur ora të jetë 3:00 e ditës së dielë akrepat duhet të kthehen pas për një orë, pra në orën 02:00 dhe nga ky moment nisë llogaritja dimërore e kohës, që do të vazhdojë deri […]

Të dielën nis llogaritja dimërore e kohës, akrepat kthehen një orë prapa Foto: Ilustrim

Llogaritja dimërore e kohës do të nisë më 29 tetor, në ora 03:00 të dielës së fundit të muajit tetor.

Kur ora të jetë 3:00 e ditës së dielë akrepat duhet të kthehen pas për një orë, pra në orën 02:00 dhe nga ky moment nisë llogaritja dimërore e kohës, që do të vazhdojë deri më 31 mars të vitit të ardhshëm, kur fillon llogaritja verore e kohës.

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 29 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë më shumë.

Ndryshimi i orës në kontinentin Evropian u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.