Sonte ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

30.03.2024

Pas mesnatës, sonte do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para.

Sonte ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para Foto: Ilustrim

Me këtë ndryshim të orës, qytetarët do të humbësin një orë gjumë, por fitohet një orë dritë.

Disa pajisjet teknologjike, ndryshimin e orës e bëjnë automatikisht.

Ky ndryshim i orës ka ndikuar edhe tek komuniteti mysliman në Kosovë e rajon, pasi iftari shtyhet për një orë, e gjithashtu edhe syfyri për një orë.

Edhe Bashkësia Islame e Kosovës njofton besimtarët për ndryshimin e orës dhe ndryshimet në rituale e agjërim.

“Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës. Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta, andaj rrjedhimisht edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve do të ndryshojnë. Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës”, thotë BIK.

BIK bën të ditur se kohët e namazit për nesër e diele do të jenë Syfyri në 4:37, Dreka 12:43;  Iftari në 19:08 dhe Jacia në 20:41.