Takohen Osmani dhe Abdixhiku. A po afrohen LDK dhe Osmani?
Ish presidentja, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një nga restorantet e Prishtinës.
Foto: Ilustrim
Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm politik, pas caktimit të datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.
Sipas burimeve, në këtë takim është diskutuar për mundësinë e një bashkëpunimi politik dhe koordinimin e qëndrimeve për zgjedhjet e ardhshme.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për marrëveshje konkrete, por pritet që ditët në vijim të sjellin zhvillime të reja në skenën politike.
