Takime zyrtare dhe me diasporën, Osmani në vizitë dyditore në Zvicër

21.05.2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar një vizitë shtetërore dyditore në Zvicër, ku është pritur nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor, rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës.

Takime zyrtare dhe me diasporën, Osmani në vizitë dyditore në Zvicër Foto: Ilustrim

Pas takimit bilateral, Presidentja Osmani u prit me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë. Më pas, të dyja presidentet dhanë deklarata për media nga Ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal.

Vizita vazhdoi me një konferencë të përbashkët për media të dy lidereve, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe roli i diasporës kosovare në Zvicër.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me mërgatën shqiptare në qytetin e Gjenevës.

Presidentja Osmani, e cila shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ka publikuar pamje në Facebook pas mbërritjes në Bernë. Kjo vizitë shtetërore thekson rëndësinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës, si dhe vlerëson kontributin e diasporës kosovare në Zvicër.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More