Tahiri për nënshtrimin e Kosovës: Të sulmuar, të ndëshkuar, pranim Asociacioni pa njohje de-jure

28.10.2023

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në kuadër të dialogut me Serbinë, ku po kërkohet që Kosova ta themelojë Asociacionin në këmbim të njohjes de-facto. Tahiri thotë se trajta nënshtruese e Kosovës po shkon nga të qenit e sulmuar, e ndëshkuar, dhe në fund në pranim të Asociacionit pa e kërkuar njohjen […]

Tahiri për nënshtrimin e Kosovës: Të sulmuar, të ndëshkuar, pranim Asociacioni pa njohje de-jure Foto: Ilustrim

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në kuadër të dialogut me Serbinë, ku po kërkohet që Kosova ta themelojë Asociacionin në këmbim të njohjes de-facto.

Tahiri thotë se trajta nënshtruese e Kosovës po shkon nga të qenit e sulmuar, e ndëshkuar, dhe në fund në pranim të Asociacionit pa e kërkuar njohjen de-jure nga Serbia.

“Paradigma nenshtruese e Kosoves: 1. te sulmuar; 2. te ndeshkuar; 3. pranimi i asociacionit pa kushtezuar njohjen de jure nga Serbia”, ka shkruar Tahiri.