Suharekë, organizohen garat komunale në lëndën e matematikës

24.11.2023

DKA me bashkëpunimin e Shoqatës të Matematikanëve të Kosovës, kanë organizuar gara komunale për Olimpiadën e Matematikës 2024. Në komunën e Suharekës edhe në këtë vit shkollor DKA në bashkëpunim meShoqatën e Matematikanëve të Kosovës, ka organizuar gara komunale për Olimpiadën eMatematikës 2024, me qëllim të nxitjes dhe identifikimit të talentëve në fushën ematematikës. Në […]

DKA me bashkëpunimin e Shoqatës të Matematikanëve të Kosovës, kanë organizuar gara komunale për Olimpiadën e Matematikës 2024.

Në komunën e Suharekës edhe në këtë vit shkollor DKA në bashkëpunim me
Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, ka organizuar gara komunale për Olimpiadën e
Matematikës 2024, me qëllim të nxitjes dhe identifikimit të talentëve në fushën e
matematikës.


Në këtë garë e cila do të realizohet me datë 25 nëntor 2023, do të përfshihen nxënësit
e klasave të VII-ta,VIII-ta,IX-ta,X-ta,XI-ta dhe të XII-ta, ndërsa në garat komunale nxënësit
që do të fitojnë pikë më së shumti do të përfaqësojnë komunën tonë në garat republikane.


Drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit në Suharekë Remzi Bajselmani, u dëshiron suksese
nxënësve në garat komunale dhe më tej edhe në garat republikane të cilat do të mbahen me 23
dhjetor 2023 në Prishtinë.