Vdes komandant togu i UÇK-së dhe ish-kryetari i nëndegës së LDK-së në Maqitevë, Rifat Aliu

28.08.2022

Ka ndërruar jetë komandant togu i UÇK-së si dhe ish-kryetar i nëndegës së LDK-së në Maqitevë, Rifat Aliu. Kryetari i LDK-së dega në Suharekë, Ardian Shala ka njoftuar se sot e morën lajmin pikëllues për ndarjen nga kjo botë të aktivistit shumëvjeçar të LDK-së. Ishte aktiv dhe i guximshëm, komandant togu i UÇK- së, udhëhoqi […]

Vdes komandant togu i UÇK-së dhe ish-kryetari i nëndegës së LDK-së në Maqitevë, Rifat Aliu Foto: Ilustrim

Ka ndërruar jetë komandant togu i UÇK-së si dhe ish-kryetar i nëndegës së LDK-së në Maqitevë, Rifat Aliu.

Kryetari i LDK-së dega në Suharekë, Ardian Shala ka njoftuar se sot e morën lajmin pikëllues për ndarjen nga kjo botë të aktivistit shumëvjeçar të LDK-së.

Ishte aktiv dhe i guximshëm, komandant togu i UÇK- së, udhëhoqi fshatin, nëndegën e LDK-së dhe gjithmonë punoi për krijimin dhe forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Shala në emër të tij dhe degës së LDK-së në Suharekë u ka shprehur familjarëve ngushëllimet më të sinqerta.

Postimi i plotë:

Sot ,morëm lajmin pikëllues për ndarjen nga kjo botë të aktivistit shumëvjeçar të LDK dhe ish kryetarit të nëndegës së LDK-Maçitevë , Rifat Aliu .

Për familjen ,rrethin e tij dhe për ne bashkëpunëtorët e tij është një humbje e madhe pasi nga sot nuk e kemi në mesin tonë njeriun punëtor e fjalëpak, udhëheqësin e kryefamiljarin Rifat Aliu.

Ishte aktiv dhe i guximshëm, komandant togu i UÇK- së, udhëhoqi fshatin, nëndegën e LDK-së dhe gjithmonë punoi për krijimin dhe forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Do ta kujtojmë gjithmonë me mall .
Familjarëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe degës së LDK -Suharekë.
Pusho i qetë baci Rifat !
I lehtë dheu i Kosovës !