Transporti i nxënësve në disa shkolla të Komunës së Suharekës, komuna njofton për kontratë

17.01.2023

Komuna e Suharekës njofton se ka hapur kontratë për shërbimet e transportit të nxënësve në disa fshatra të komunës. Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka hapur kontratë për shërbimet e transportit të nxënësve për vitin 2023-2024 në disa fshatra të komunës, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit bëhet e ditur se shërbimet e transportit të nxënsve […]

Transporti i nxënësve në disa shkolla të Komunës së Suharekës, komuna njofton për kontratë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës njofton se ka hapur kontratë për shërbimet e transportit të nxënësve në disa fshatra të komunës.

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka hapur kontratë për shërbimet e transportit të nxënësve për vitin 2023-2024 në disa fshatra të komunës, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se shërbimet e transportit të nxënsve do të bëhen deri tek shkollat e fshatrave: Nishor, Mushtisht, Savrovë, Mohlan, Budakovë, Krushicë e Epërme dhe Grejqec.

“Nxënësit e laxhes Breshancë (14 nx), Bullak (14 nx), Sejdak (20nx) barten deri te shkolla e Fshatit Nishor dhe anasjelltas – Vija që duhet të barten nëpër këto laxhe vajtje-ardhje është 15 km, mësimi mbahet me një ndërrim, gjithsej për transport janë 48 nxënës.

Nxënësit e laxhes Brahaj (36 nx), Perzhak (9 nx), Demaj (9 nx), Hasanaj (12 nx), barten deri te shkolla e fshatit Nishor dhe anasjelltas – Vija që duhen të barten nëpër këto laxhe vajtje-ardhje është 6 km, mësimi mbahet me një nderrim, gjithsej për transport janë 66 nxënës.

Nënësit e fshatit Delloc (16 nx), Dvoran (21 nx), dhe Baqefc (23 nx) barten deri te shkolla e fshatit Mushtisht dhe anasjelltas. Vija që duhet të barten këto fshatra vajtjeardhje për tri (3) fshatra është 20 km. Nxënësit e laxhes të Gashëve Savrovë (8 nx) barten deri te shkolla e fshatit Savrovë dhe anasjelltas. Vija që duhet të barten nëpër këto lagje vajtje-ardhje është 3.6 km, mësimi mbahet me një ndërrim. Gjithsej për transport janë 68 nxënës.

Fshati Stravuqin (14 nx), Krushic e Poshtme, Laxhet Gashi, Kabashi (40 nx), fshati Vershec (10 nx), fshati Qadrak-lagja vrella (5 nx), barten deri te shkolla e fshatit Mohlan dhe anasjelltas. Lagjia e Kokollarëve Sherif Islamit – Budakovë (8 nx) barten në Mohlan, vija që duhet të barten vajtje-ardhje është 4 km. Vija që duhet të barten vajtje-ardhje në të gjitha lagjet është 30 km, mësimi mbahet me një nderrim. Gjithsej për transport janë 77 nxënës. Nxënësit e lagjes Hoxhaj dhe Kokollari e Epërme barten deri te PNF L.e Prizrenit Budakovë II. Mësimi mbahet në një nderrim. Mësimi mbahet në një ndërrim. Numri i nxënësve është 22. Vijat që duhet të barten janë tri vija dhe gjithsej 6.6 km. Gjithsej kilometra 36.6 dhe gjithsej nxënës 99.

Nxënësit e fshatit Papaz (29 nx) barten deri te shkolla e fshatit Krushicë e Epërme. Vija që duhet të
barten vajtje-ardhje është 2 km. Nxënësit e lagjes BajraktareveBudakovë (25 nx) vijojnë në shkollën Krushic të Epërme dhe anasjelltas. Vija që duhet të barten vajtje-ardhje gjithsej është 4 km, mësimi mbahet me një ndërrim. Gjithsej për transport janë 54 nxënës.

Nxënësit e lagjes Lubovc (32 nx), Bokë (15 nx), Reshani (3 nx), Seferi (4 nx), Bungu (2 nx), Tërshani
(1 nx), deri te shkolla e fshatit Grejqec 2 vajtje dhe 2 ardhje është 56 km. Nxënësit e fshatit Qadrak – Lagja e Tafolleve (2 nx), barten deri te shkolla ne Grejqec. Vija qe duhet barten ne kete shkolle 2 vajtje dhe 2
ardhje eshte 24 km, mesimi mbahet ne dy nderrime. Gjithsej për transport jane (59 nx). Vija qe duhet
te barten eshte 81 km, mesimi mbahet ne dy nderrime.

Nxënësit e lagjes Kicaj dhe Shahinaj barten deri ne shkollen e fshatit dhe anasjelltas. Vija qe duhet
te barten ne kete shkolle eshte 2 vajtje dhe 2 ardhje totale 9 km, mesimi mbahet ne dy nderrime.
Gjithsej per transport jane 46 nxenes.” thuhet në informacionet e kontratës.