Këto janë rastet që u raportuan gjatë muajit qershor në Policinë e Suharekës

05.07.2021

Ditët e muajit qershor kishin vazhduar me ngarkesë për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Si në çdo komunë tjetër të Kosovës, edhe në Komunën e Suharekës vazhdon të kenë rritje veprat […]

Këto janë rastet që u raportuan gjatë muajit qershor në Policinë e Suharekës Foto: Ilustrim

Ditët e muajit qershor kishin vazhduar me ngarkesë për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Si në çdo komunë tjetër të Kosovës, edhe në Komunën e Suharekës vazhdon të kenë rritje veprat penale, duke filluar nga ato të dhunës në familje, vjedhjeve e shumë vepra të tjera.

Vetëm gjatë muajit qershor në Stacionin Policor në Suharekë u raportuan 9 raste të vjedhjeve.

Në të dy takimet e sigurisë lokale që u mbajtën në muajin qershor në Komunën e Suharekës, takim kjo e udhëhequr nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, dhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Në takimin e parë të sigurisë lokale, Shefi i sektorit të operativës Bashkim Gashi, toger, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të para të qershor, janë rapotuar rastet si: 8 vjedhje, 5 kanosje, 9 aksidente në trafik, 1 lëndim aksidental, 1vdekje e dyshimtë dhe  4 lëndime trupore.

Ndërsa në takimin e dytë të sigurisë lokale, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka theksuar se gjatë dy javëve të fundit në Suharekë kanë ndodhur: 4 aksidente trafiku, 1 vjedhje, 3 kanosje, 3 raste lëndimi trupor, 2 raste të dhunës në familje, 1 rast i dëmtimit të pronës, 1 rast i ndërhyrjes në sistem kompjuterik, 1 rast i falsifikimit të parave, 1 shpërthim zjarri, shkretim i pyjeve 1,  4 sulme, 1 marrje në posedim të pronës, 1 prishje e qetësisë publike.