Suharekë, shënon rënie numri i punëkërkuesve

30.04.2022

Buletini tremujor, TM1 2022, është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën. Ky publikim ndër tjerash tregon të dhëna edhe të punëkërkuesve të regjistruar sipas komunave dhe gjinisë. Ndonëse […]

Suharekë, shënon rënie numri i punëkërkuesve Foto: Ilustrim

Buletini tremujor, TM1 2022, është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.

Ky publikim ndër tjerash tregon të dhëna edhe të punëkërkuesve të regjistruar sipas komunave dhe gjinisë.

Ndonëse raportohet për papunësi në vendin tonë, në Komunën e Suharekës në muajin mars ka shënuar rënie numri i punëkërkuesve, kjo duke krahasuar me muajin janar dhe shkurt të vitit 2022.

Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2022 në muajin janar në Suharekë kanë qenë të regjistruar 4,056 punëkërkuesve, prej tyre 1,890 femra dhe 2,166 meshkuj.

Ndërkaq ky numër i punëkërkuesve në muajin shkurt ka shënuar rritje, kështu duke shkuar numri në 4,113 punëkërkues, ku 1,929 femra dhe 2,184 meshkuj.

Sipas të dhënave në muajin mars numri i punëkërkuesve ka rënë në 3,737, ku 1,714 janë femra dhe 2,023 punëkërkues janë meshkuj.

Muaji – Komuna SuharekëTotalFemërMeshkuj
Janar 20224,0561,8902,166
Shkurt 20224,1131,9292,184
Mars 20223,7371,7142,023
Numri i punëkërkuesve të regjistruar në Komunën e Suharekës