Suharekë, shënon rënie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale

20.08.2021

Skema e ndihmës sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në kushte jo të mira. Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 805. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies […]

Suharekë, shënon rënie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale Foto: Ilustrim

Skema e ndihmës sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në kushte jo të mira.

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 805.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021, ku ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale.

Sipas raportit të ASK-së për muajin janar 2021, në Komunën e Suharekës nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 517 familje, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa ky numër ka shënuar rritje në dy muajt pasues, ku në shkurt u rrit numri në 518 familje që marrin ndihmë sociale e në mars ky numër është rritur në 521.

Kurse, duke krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, në tremujorin e dytë (Prill, Maj, Qershor) 2021 ka shënuar rënie numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale.

Sipas këtij raporti bëhet e ditur se nga 521 familje që ishin duke përfituar nga kjo skemë, në muajin prill dhe maj ky numri ka rënë në 510 të tilla.

Ndërsa në muajin qershor të këtij viti nga 510, ky numër shënoi rënie në 507 familje që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale.

MuajiNr. i familjeve që marrin asistencë sociale
në Komunën e Suharekës
Janar517
Shkurt518
Mars521
Prill510
Maj510
Qershor507