Suharekë, rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale

26.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara. Pensionet e personave me aftësi të kufizuara – pensioni i paaftësisë së përhershme iu ofron mbështetje financiare personave të përzgjedhur në […]

Suharekë, rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara.

Pensionet e personave me aftësi të kufizuara – pensioni i paaftësisë së përhershme iu ofron mbështetje financiare personave të përzgjedhur në përputhje me kriteret e përcaktuara me ligjin nr. 04/L-131 sipas mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Pensioni i paaftësisë së përhershme iu paguhet të gjithë atyre personave që janë shtetas të Republikës së Kosovës, që posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët i kanë 18 deri 65 vjeç.

Një person do të konsiderohet me paaftësi të përhershme, nëse: ofron dëshmi se është me pa aftësi të përhershme para se të aplikojë për pension, duke siguruar të gjitha dëshmitë mjekësore.

Komisioni Mjekësor vlerëson se ekziston pa aftësia e përhershme e punës te parashtruesi i kërkesës dhe vlerëson paaftësinë në kohëzgjatje për periudhën prej një, tre apo pesë vitesh.

Pas skadimit të afateve të përcaktuara personi i nënshtrohet procedurës së rivlerësimit mjekësor.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit nëntor të këtij vit nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 19.284 persona.

Ndërsa, në bazë të të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline në Komunën e Suharekës rezulton se ka shënuar rritje numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin pension të kësaj kategorie.

Në muajin nëntor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 649 persona me aftësi të kufizuara të cilët kanë përfituar nga skema e pensioneve për këtë kategori, ndërsa në muajin tetor janë regjistruar 636.

MuajiNr. i përfituesve në Suharekë nga skema e pensioneve
të personave me aftësi të kufizuara
Janar 2022606
Shkurt 2022606
Mars 2022596
Prill 2022632
Maj 2022631
Qershor 2022633
Korrik 2022635
Gusht 2022644
Shtator 2022631
Tetor 2022636
Nëntor649