Suharekë, rishqyrtohen listat e bursave për studentë dhe nxënës, disa hiqen e zëvendësohen nga të tjerë

30.05.2022

Në këtë vendim thuhet se komisioni për ndarjen e bursave për studentë dhe nxënës të Komunës së Suharekës, në mbështetje të nenit 2 dhe nenit 8, pika 8.2.21 të Rregullores për ndarjen e bursave për studentë dhe nxënës, në takimin e mbajtur me datë 24.05.2022, rishqyrtoji listën për ndarjen e bursave për studentë me nr. […]

Suharekë, rishqyrtohen listat e bursave për studentë dhe nxënës, disa hiqen e zëvendësohen nga të tjerë Foto: Ilustrim

Në këtë vendim thuhet se komisioni për ndarjen e bursave për studentë dhe nxënës të Komunës së Suharekës, në mbështetje të nenit 2 dhe nenit 8, pika 8.2.21 të Rregullores për ndarjen e bursave për studentë dhe nxënës, në takimin e mbajtur me datë 24.05.2022, rishqyrtoji listën për ndarjen e bursave për studentë me nr. protokoli: 433, të datë 14.14.2022 dhe lista e nxënësve të publikuar me nr. protokoli 434 të datës 14.04.2022.

Andaj ky komision i bursave mori vendim që të hiqen nga lista kandidatët/et studentë të nivelit MASTER: Mervete Shala, Vjollca Muqa dhe Flutura Lumi.

Ndërsa nga lista e nxënësve hiqet: Elsa Ndrecaj sepse është përfituese e bursës motra e saj studente.

Vendet e zbrazëta në listën e studentëve zëvendësohen me studentët: Hanife Rusi, Blerta Rrafshi dhe Hasan Trolli. Kurse vendi i zbrazët në listën e nxënësve zëvendësohet me nxënësin: Brahim Morina.

Arsyetim: Komisioni për ndarjen e bursave për studentë dhe nxënës, në mbështetje të nenit 2 të Rregullores për ndarjen e bursave ka bërë plotësim-ndryshimin e listave për studentë dhe nxënës për vitin akademik 2021/2022.

Vendim-Komisioni-i-Bursave