Suharekë, ndaj 3 të akuzuarve për dëmtimin e plantacionit me patate, lënda dërgohet në procedurë ndërmjetësimi

17.11.2021

Propozimi për kalimin e kësaj lënde në ndërmjetësim, e kanë paraqitur të akuzuarit dhe të njëjtin nuk e kundërshtoi prokurorja Merita Kurtishi-Gaka, raporton “Betimi për Drejtësi”. Po ashtu, propozimi nuk u kundërshtua as nga i dëmtuari I.C, i cili ka kërkuar që t’i kompensohet dëmi i pësuar me kryerjen e kësaj vepre penale. Gjyqtari Qemail […]

Suharekë, ndaj 3 të akuzuarve për dëmtimin e plantacionit me patate, lënda dërgohet në procedurë ndërmjetësimi Foto: Ilustrim

Propozimi për kalimin e kësaj lënde në ndërmjetësim, e kanë paraqitur të akuzuarit dhe të njëjtin nuk e kundërshtoi prokurorja Merita Kurtishi-Gaka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, propozimi nuk u kundërshtua as nga i dëmtuari I.C, i cili ka kërkuar që t’i kompensohet dëmi i pësuar me kryerjen e kësaj vepre penale.

Gjyqtari Qemail Suka e ka aprovuar propozimin e të akuzuarve dhe lëndën e ka dërguar në procedurën e ndërmjetësimit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, më 6 korrik 2020, në Suharekë, me qëllim të dëmtimit të pasurisë së huaj, i pandehuri Brahim Hysenaj kombajner, pasi që merret vesh paraprakisht me të pandehurit B.K e A.K për të korrur grurin në arat e tyre, me kombajnë dhe kamion hyn në mes të plantacionit të patateve të të dëmtuarit I.C, për të kaluar në arat e të pandehurve B.K dhe A.K.

Në aktakuzë thuhet se me këtë veprim, të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në shumë rreth 756 euro e 30 centë.

Me këtë, të akuzuarit ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 321, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 31 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. /BetimipërDrejtësi