Suharekë, grupmoshat e 22 të të infektuarve me COVID-19

16.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 5,646 teste kanë rezultuar 740 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 22 raste në Komunën e Suharekës. Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar dy viktima dhe janë shëruar 48 qytetarë. Prej 22 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 12 prej tyre janë femra dhe […]

Suharekë, grupmoshat e 22 të të infektuarve me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 5,646 teste kanë rezultuar 740 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 22 raste në Komunën e Suharekës.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar dy viktima dhe janë shëruar 48 qytetarë.

Prej 22 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 12 prej tyre janë femra dhe 10 meshkuj.

Sipas grupmoshave rastet pozitive me Sars-CoV-2 në Suharekë janë: 5 nga 50-59 vjeç, 5 nga 40-49 vjeç, 7 nga 30-39 vjeç, 5 nga 20-29 vjeç.

Numri total i rasteve pozitive është 116,987 raste dhe 2,286 raste të vdekjes.

Ndërsa në Komunën e Suharekës numri i rasteve aktive është 117 sosh.