Suharekë, formohet Komisioni Komunal për Riintegrim, kjo është përbërja e anëtarëve

18.01.2022

“Duke u bazuar në nenin 13 dhe 58, të Ligjit Nr-03/L-040, për Vetëqeverisjen Lokale, “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr-28/2008″, nenet 30 dhe 45, të Statutit të Komunës së Suharekës, 01-Nr-8336, të datës 04.11.2008, si dhe nenin 27 paragrafi 2, të Rregullores (QRK) Nr.13/2017, për riintegrimin e personave të riatdhesuar, Kryetari i Komunës së […]

Suharekë, formohet Komisioni Komunal për Riintegrim, kjo është përbërja e anëtarëve Foto: Ilustrim

“Duke u bazuar në nenin 13 dhe 58, të Ligjit Nr-03/L-040, për Vetëqeverisjen Lokale, “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr-28/2008″, nenet 30 dhe 45, të Statutit të Komunës së Suharekës, 01-Nr-8336, të datës 04.11.2008, si dhe nenin 27 paragrafi 2, të Rregullores (QRK) Nr.13/2017, për riintegrimin e personave të riatdhesuar, Kryetari i Komunës së Suharekës nxjerr këtë: Vendim për formimin e Komisionit Komunal për Riintegrim”, thuhet në njoftim.

Komisioni Komunal për Riintegrim (KKR) u formua në këtë përbërje:
1. Remzi Bajselmani – përfaqësues i arsimit;
2. Besa Kuqi – përfaqësuese e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale;
3. Sami Rrakaqi – përfaqësues i qendrës për punë sociale;
4. Enver Shabani – përfaqësues për shërbime publike;
5. Visar Kuçi – përfaqësues i planifikimit, urbanizmit;
6. Armend Krasniqi – përfaqësues për pronë, kadastër dhe gjeodezi;
7. Shaban Asllanaj – përfaqësues për integrime evropiane;
8. Habibe Bytyqi – përfaqësuese për të drejtat e njeriut;
8. Xheladin Sadikaj – përfaqësues i ZKKK-ës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e këtij Komisioni janë përcaktuar në Rregulloren (QRK) Nr.13/2017 për riintegrimin e personave të riatdhesuar.

Udhëheqja dhe koordinimi i punës së komisionit bëhet nga drejtoresha për shëndetësi dhe mirëqenie sociale e Komunës së Suharekës.

Komisioni për punën e tij i përgjigjet dhe i raporton kryetarit të Komunës.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Kryetari i Komunës dhe shfuqizon vendimi 01- Nr-016-3864, i datës 25.01.2018.

vendim-10