Suharekë: Dështon gjykimi për vjedhjen e kabllove elektrike e zjarrvënie, urdhërohet shoqërimi me forcë për tre të akuzuarit

  • 20.09.2021
Suharekë: Dështon gjykimi për vjedhjen e kabllove elektrike e zjarrvënie, urdhërohet shoqërimi me forcë për tre të akuzuarit

Mungesa e të akuzuarve T.E, M.B dhe I.E u bë shkak që të dështojë seanca e shqyrtimit fillestar të hënën për vjedhje të kabllos elektrike e zjarrvënie në Suharekë.

Të akuzuarit T.E dhe I.E nuk i janë përgjigjur ftesës së gjykatës, ndërsa i akuzuari M.B, pavarësisht se ishte i ftuar përmes urdhëresës për sjellje me detyrim, mungesën nuk e ka arsyetuar.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjyqtari Lavdim Bajraktari të radhës e caktoi më 18 tetor 2021.


Ndërsa për të akuzuarit T.E, M.B dhe I.E ka urdhëruar shoqërimin me forcë nga ana e policisë, për seancën e radhës.

I pranishëm në këtë seancë ka qenë prokurori Atnor Skoro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës të akuzuarit T.E, M.B dhe I.E mes datave 24-25 shkurt 2015, gjatë natës, në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, në një objekt në ndërtim e sipër, në bashkëveprim, ia marrin të dëmtuarit R.K pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër.

Në aktakuzë thuhet se ata shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mosprezencën e rojtarit të objektit, hyjnë në objekt marrin rreth 350 euro metra kabllo elektrike, në vlerë prej 400 euro dhe largohen nga vend i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarit R.K i shkaktojnë dëm material.

Me këto veprime akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhja” nga neni 325 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.

Sipas pikës së dytë të aktakuzës më 4 qershor 2015, në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, në vendin e quajtur “Kasablanka” në bashkëveprim ndezin zjarrin, me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit shkojnë në hapësirat e kampit, i afrohen Kullës vrojtuese e ndërtuar nga druri dhe llamarina, të cilës më pasi ia vëjnë zjarrin, me qëllim që të marrin llamarinën nga kulla, me ç’rast të dëmtuarit- Kuvendit Komunal në Suharekë, i shkaktojnë dëm pasuror në vlerë rreth 1 mijë 500 euro.

Me këto veprime akuzohen se kanë kryer veprën penale “zjarrvënia” nga neni 344, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Sipas pikës së tretë të aktakuzës më 11 shtator 2015, në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, në vendin e quajtur “Kasablanka”, në bashkëveprim, duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura, afrohen në vendin e lartëcekur, e këpusin rrethojën e këtij kampi, hyjnë në hapsirat e kampit, presin kabllo elektrike në gjatësi rreth 60 metra, në vlerë prej 150 euro dhe largohen nga vend i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarës, Kuvendit Komunal të Suharekës i shkaktojnë dëm material.  

Me këto veprime, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 327 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë ose me burgim prej tre deri në shtatë vjet. /BetimipërDrejtësi/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë