Suharekë, u arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes, burri i vë flakën qelisë

02.06.2022

Rastin në Polici e denoncoi bashkëshortja e të dyshuarit, e kjo bëri që më pas që i njëjti të arrestohet nga njësitet policore. Në gjendje të dehur i dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku atij me vendim të prokurorit iu caktua masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Por ai nuk […]

Suharekë, u arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes, burri i vë flakën qelisë Foto: Ilustrim

Rastin në Polici e denoncoi bashkëshortja e të dyshuarit, e kjo bëri që më pas që i njëjti të arrestohet nga njësitet policore.

Në gjendje të dehur i dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku atij me vendim të prokurorit iu caktua masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Por ai nuk e la me kaq. Pasi u dërgua në mbajtje, i dyshuari ka shkaktuar zjarr në qendrën e ndalimit, duke i vënë flakën jorganit të tij.

Ndaj tij tashmë janë inicuar dy raste “Dhunë në familje” dhe “Zjarrvënie”, këto me urdhër të prokurorit.