Suhareka shënon progres në mbledhjen e mbeturinave, brenda një viti shkalla e mbulimit rritet nga 62% në 92%

09.07.2021

Deponitë ilegale të mbeturinave mbesin një nga problemet kryesore në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë. Sipas vlerësimit që ka bërë AMMK, gjatë vitit 2020, në nivel të Kosovës, në 38 komuna janë regjistruar gjithsej 1490 deponi ilegale të madhësive të ndryshme, ndërsa dominojnë kategoria e deponive të mëdha prej 43%. Nëse bëhet një […]

Suhareka shënon progres në mbledhjen e mbeturinave, brenda një viti shkalla e mbulimit rritet nga 62% në 92% Foto: Ilustrim

Deponitë ilegale të mbeturinave mbesin një nga problemet kryesore në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.

Sipas vlerësimit që ka bërë AMMK, gjatë vitit 2020, në nivel të Kosovës, në 38 komuna janë regjistruar gjithsej 1490 deponi ilegale të madhësive të ndryshme, ndërsa dominojnë kategoria e deponive të mëdha prej 43%.

Nëse bëhet një krahasim i numrit të deponive ilegale me regjistrimin paraprak në mars 2019 (kur ishin regjistruar 2529 deponi ilegale), mund të vlerësohet se ka një rënie të theksuar të numrit të tyre prej 1040 deponi.

Deponitë ilegale kryesisht dominohen nga mbeturinat e përziera (45%), pasuar nga ato të ndërtim-demolimit dhe ato komunale.

Numri më i madhë i deponive ilegale është regjistruar në rajonin e Gjilanit përkatësisht 325 deponi ilegale, kurse më së paku deponi ilegale\ janë regjistruar në rajonin e Gjakovës, përkatësisht 60 prej tyre.

Deponitë e regjistruara janë kategorizuar sipas madhësisë, përkatësisht si: deponi të mëdha, të mesme dhe të vogla, duke u bazuar në vëllimin e vlerësuar. Kategorizimi i deponive është bërë edhe sipas kompozicionit të mbeturinave, si: (a) deponi të mbeturinave komunale; (b) deponi të mbeturinave të ndërtimit dhe rrënimit; (c) deponi të mbeturinave të rrezikshme; (d) deponi të mbeturinave të vëllimshme; dhe (e) deponi të mbeturinave të tjera.

Sipas AMMK-së, në vitin 2019 shkalla e mbulimit me shërbim të mbledhjes dhe transportit të MK nga ekonomitë familjare në Komunën e Suharekës është rritur në 92.2% në krahasim me vitin 2018 ku ishte 62.1%. Sipas raportit të publikuar nga kjo agjenci Komuna e Suharekës në mesin e aseteve për grumbullimin e mbeturinave ka 6 kamionë, 2 traktorë dhe 210 kontenjerë, shkruan SuharekaOnline.