Suhareka në numra, 92 lindje, mbi 50 vdekje dhe 81 kurorëzime gjatë dhjetorit të 2021’s

15.02.2022

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm […]

Suhareka në numra, 92 lindje, mbi 50 vdekje dhe 81 kurorëzime gjatë dhjetorit të 2021’s Foto: Ilustrim

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar në Komunën e Suharekës janë regjistruar 92 lindje, prej tyre 3 (Vendi ku ka ndodhur lindja, 2 femra dhe 1 mashkull) dhe 89 (Vendi i përhershëm i nënës në komunë) prej të cilëve 45 meshkuj dhe 44 femra.

Ndërsa sa i përket numrit të vdekjeve, gjatë muajit dhjetor në Komunën e Suharekës janë regjistruar 55 vdekje, prej tyre 22 (Vendi ku ka ndodhur vdekja, 11 meshkuj dhe 11 femra) dhe 33 (Vendi i banimit të përhershëm në komunë, 18 meshkuj dhe 15 femra).

Sipas ASK-së gjatë muajit dhjetor të vitit 2021 në Komunën e Suharekës janë kryer 81 kurorëzime, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 7 raste të shkurorëzimit.

KomunaVendi ku ka
ndodhur lindja
MeshkujFemraVendi i përhershëm
i nënës
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë312894544
Suharekë / Të lindur sipas vendit ku ka ndodhur lindja dhe vendit të përhershëm të nënës
në komunë, dhjetor 2021
KomunaVendi ku ka
ndodhur vdekja
MeshkujFemraVendi i banimit të përhershëm
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë221111331815
Suharekë / Vdekjet sipas vendit ku ka ndodhur vdekja dhe vendit të banimit të përhershëm
në komunë, dhjetor 2021
KomunaNumri i kurorëzimeveNumri i shkurorëzimeve
Suharekë817
Kurorëzimet dhe shkurorëzimet sipas komunës të kurorëzimit, dhjetor 2021