Suhareka në numra – 67 lindje, 29 vdekje, 61 kurorëzime dhe 3 shkurorëzime gjatë muajit tetor

20.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin tetor 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme […]

Suhareka në numra – 67 lindje, 29 vdekje, 61 kurorëzime dhe 3 shkurorëzime gjatë muajit tetor Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin tetor 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin tetor janë regjistruar 2,137 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1,067 lindje janë meshkuj dhe 1,070  lindje janë femra.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës sipas të dhënave që posedon SuharekaOnline gjatë muajit shtator të këtij viti janë regjistruar 67, prej tyre 32 meshkuj dhe 35 femra.

Nga këto të dhëna të cilat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës rezulton se nga këto 67 lindje vetëm një është kryer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Sipas të dhënave të ASK ndërsa, janë regjistruar gjithsej 822 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 455 janë meshkuj dhe 367 janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit tetor janë regjistruar gjithsej 29 vdekje, prej tyre 15 meshkuj dhe 14 femra.

Sipas statistikave të ASK-së bëhet e ditur se 21 vdekje kanë ndodhur me vendbanim në Suharekë prej tyre 11 meshkuj dhe 10 femra.

Në muajin tetor 2022 janë regjistruar gjithsej 1 605 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 156 raste.

Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin tetor në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 61 çfite.

Ndërsa, në periudhën e njejtë kohore figuron se në Komunën e Suharekës janë shkurorëzuar 3 çfite.