Suhareka në mesin e shtatë komunave që nuk e kanë aprovuar buxhetin sipas kufijve buxhetor

17.12.2021

Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh.vNë buxhetin për vitin 2022 janë të përfshira 10 projekte të cilat prekin Komunën e Suharekës për të cilat ende nuk ka ndarje buxhetore, por vetëm vazhdim nga viti 2021. Sipas projektbuxhetit të miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe të votuar nga […]

Suhareka në mesin e shtatë komunave që nuk e kanë aprovuar buxhetin sipas kufijve buxhetor Foto: Ilustrim

Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh.vNë buxhetin për vitin 2022 janë të përfshira 10 projekte të cilat prekin Komunën e Suharekës për të cilat ende nuk ka ndarje buxhetore, por vetëm vazhdim nga viti 2021.

Sipas projektbuxhetit të miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe të votuar nga Kuvendi i Kosovës, Komuna e Suharekës bënë pjesë në mesin e shtatë komunave të cilat nuk e kanë aprovuar buxhetin në Kuvendet Komunale sipas kufijve buxhetor me QB 2022/01 dhe 02, bazuar në nenin 62 të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive.

Sipas këtij ligji kryetari i komunës duhet që t’ia dorëzojë Kuvendit Komunal propozim-buxhetin dhe kërkesën për ndarje buxhetore deri me 1 Shtator të vitit aktual fiskal.

Më 28 shtator në seancën e nëntë me radhë të asamblesë komunale në Suharekë, ka dështuar votimi i buxhetit për vitin 2022, ku pas debatit ishte hapur votimi për projektbuxhetin e vitit 2022 por kishte marr 18 vota kundër dhe 10 pro.

Ndryshe Kuvendi Komunal në Suharekë ka thirrur mbledhjen e radhës për datën 24 dhjetor ku në rend dite është edhe shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e të hyrave e të dalurave të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2022.